Ndërlidhjet

Nigeri - Vriten 35 nga përleshjet e ushtrisë me Boko Haram


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 35 veta kanë vdekur, nga përleshjet ndërmjet të ushtrisë së Nigerisë dhe grupit ekstremist islamist Boko Haram në dy qytetet veri-lindore, njoftoi ushtria të hënën për të shtuar se shumica e viktimave janë nga grupi i kundërt.

Përleshjet shpërthyen fillimisht në qytetin Bama, pas një sulmi mbi një stacion policor “ku u vra një oficer policor dhe 17 terroristë të Boko Haram”, tha ushtria përmes një komunikate.

Më pastaj luftime pati edhe në qytetin Malam Fatori, ku cak i pjesëtarëve të Boko Haram ishin trupat ushtarake.

“Dy ushtarë vdiqën në këtë sulm, kurse u vranë 15 terroristë të Boko Haram”, shtoi ushtria.

Të dy incidentet kanë ndodhur të dielën.

Sipas forcave të armatosura nigeriane, pjesëtarët e Boko Haram ishin të armatosur “me armë të sofistikuara” dhe eksplozivë gjatë sulmeve.

Dy qytezat Boama dhe Malam Fatori gjenden në shtetin Borno të Nigerisë, që llogaritet si bazë e Boko Haram.
XS
SM
MD
LG