Ndërlidhjet

Rumani: I akuzuari ka ofruar kthimin e pesë pikturave të vjedhura


Të akuzuarit Radu Dogaru (djathtas) dhe Eugen Darie duke dalur nga gjykata në Bukuresht në përcjellje policore
Procesi gjyqësor kundër 6 rumunëve të akuzuar për vjedhjen e shtatë pikturave të njohura nga Muzeu i Hapur në Roterdam të Holandës, ka filluar sot në Bukuresht. Por, pas një kohe të shkurtër, procesi është shtyrë për muajin e ardhshëm.

Procesi ka filluar me shqetësime se pikturat e vjedhura, përfshirë ato të autorëve Monet, Picasso dhe Gauguin, mund të jenë shkatërruar.

Por, avokati i të akuzuarit kryesor për orkestrimin e vjedhjes, Radu Dogaru, tha se klienti i tij ka ofruar t’i kthejë pesë piktura, në këmbim që procesi të zhvillohet në Holandë, e jo në Rumani.

Megjithatë avokati Catalin Dancu, nuk ka mundur të konfirmoj nëse i akuzuari Dogaru e ka ndonjërën prej pikturave të vjedhura.

Nëna e të akuzuarit Dogaru, më herët këtë vit, u tha prokurorëve se ajo i kishte djegur pikturat për t’i shkatërruar dëshmitë në mbrojtje të djalit të saj.
XS
SM
MD
LG