Ndërlidhjet

Shifra kontradiktore për numrin e viktimave në Egjipt


Njesitë speciale të Egjiptit e mbajnë një demonstrues të lënduar gjatë përleshjeve të sotme në Kajro
Njesitë speciale të Egjiptit e mbajnë një demonstrues të lënduar gjatë përleshjeve të sotme në Kajro
Vazhdojnë kontradiktat rreth numrit të viktimave në përleshjet e sotme në Egjipt në mes të forcave policore dhe përkrasëve të presidentit që ushtria e hoqi nga pushteti, Muhammad Morsi.

Vëllazëria Myslimane e Morsit ju ka thënë mediave se numri i të vrarëve në përleshjet e sotme ka shkuar në disa qindra.

Ministria e Shëndetësisë në anën tjetër ka thënë vetëm 13 persona e kanë humbur jetën, në mesin e të cilëve edhe pesë policë.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se 67 persona janë lënduar.

Forcat e sigurisë së Egjiptit kanë ndërhyrë sot në dy kampet e ngritura nga përkrahësit e Morsit i cili u hoq nga pushteti prej ushtrisë më 3 korrik.

Autoritetet e Egjiptit kanë thënë të mërkurën se ata e kanë hequr kampin në sheshin Nahda, kampin më të vogël prej dy kampeve të protestuesve pro Morsi.

Pamjet që po ofrojnë televizonet e ndryshme nga Kajro, tregojnë se përpjekjet e forcave të rendit po vazhdojnë për largimin e kampit më të madh protestues, atij afër xhamisë Rabaa al Adawiya.
XS
SM
MD
LG