Ndërlidhjet

Sllovenia shënon ulje të papunësisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Papunësia në Sloveni ka shënuar rënie në muajin qershor, muaji i katërt me të dhëna pozitive, megjithëse zyrtarët parashikojnë se papunësia do të shënojë rritje në të dhënat për muajin korrik.

Siç raporton agjencia e lajmeve, Reuters, Slovenia e cila dikur ishte model për Bashkimin Evropian dhe eurozonën, ka qenë në recesion që prej 2011 ndërsa ka spekulime se mund të bëhet shteti i gjashtë i eurozonës që ka nevojë për pako ndihmëse.

Të dhënat tregojnë se papunësia në këtë shtet ka rënë në 12.8% në qershor nga 13% sa ishte në maj, të dhëna këto nga institute i statistikave të Slovenisë.

Më herët gjatë këtij muaji, megjithatë është paralajmëruar se të dhënat do të jenë negative për muajin korrik për shkak të “skadimit të kontratave, regjistrimit të studentëve të rinj që kanë diplomuar dhe shkurtimit të vendeve të punës nëpër kompani”.
XS
SM
MD
LG