Ndërlidhjet

Moska kërkon asetet e Berezovskit edhe në Serbi


Fotografi arkivi e Boris Berezovskit
Fotografi arkivi e Boris Berezovskit
Moska ka kërkuar konfiskimin e aseteve në Serbi që dyshohet se i takojnë oligarkut rus, Boris Berezovski, një përpjekje kjo që t’i merret ajo që ka mbetur nga pasuria e kundërshtarit të presidentit rus, Vladimir Putin, kanë njoftuar autoritetet në Serbi.

Mbështetur në një kërkesë ruse, një gjykatë në Serbi muajin e kaluar i ka ngrirë asetet e disa ndërmarrjeve me bazë në Serbi, pjesërisht pronë e Berezovksit, në vlerë deri në 270 milionë dollarë.

Por, një gjykatë apeli që e ka bërë rastin publik të enjtën ka njoftuar se e ka anulluar vendimin e mëparshëm të gjykatës tjetër dhe ka vendosur që procesi të përsëritet.

Gjykata e apelit ka vendosur që nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të verifikuar lidhjet e pronësisë në mes të Berezovskit dhe kompanive serbe.

Berezovksi që dikur ka qenë pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit të ndjerë rus, Boris Jelcin, kishte konflikt me Putinin derisa pas vitit 2000 u largua për në Britani, duke u arratisur prej akuzave për mashtrim.

Ai këto akuza i ka quajtur të motivuara politikisht.

Ai është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Londër, marsin e vitit të kaluar, një ngjarje kjo që u paraqit si vetëvrasje.
XS
SM
MD
LG