Ndërlidhjet

Vritet një ushtar polak në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Ushtria e Polonisë ka bërë të ditur se një ushtar i saj është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm në Afganistan.

Ushtarët polakë kanë qenë pjesë e një operacioni të NATO-s për shkatërrimin e një depoje të militantëve në provincën juglindore Ghazni.

Disa ushtarë afganë, të përfshirë në operacion, janë plagosur po ashtu nga shpërthimi i pajisjes improvizuese.

Ushtari i vdekur polak është identifikuar si Miroslav Lucki, 38 vjeç.

Vdekja e tij çon në 42 numrin e trupave polake të vrara në Afganistan.

Polonia aktualisht ka 1,600 ushtarë që shërbejnë në këtë vend.
XS
SM
MD
LG