Ndërlidhjet

Vazhdojnë evakuimet nga Lindja e Largët Ruse


Rusi
Rusi
Njësitet e ushtrisë dhe zjarrfikësve rusë kanë vazhduar evakuimin e banorëve nga Lindja e Largët Ruse, e cila është përfshirë nga përmbytjet që dy javë radhazi.

Ekipet, duke përdorur anije dhe avionë, kanë evakuar sot rreth 550 njerëz nga Rajoni Autonom Hebre, përgjatë brigjeve të Lumit Amur.

Punëtorët e emergjencës thonë se lumi, i fryrë nga shirat e dendur, pritet të vazhdojë të rritet edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Mbi 50,000 njerëz janë evakuuar deri më tash nga ajo që konsiderohet si përmbytja më e keqe e Rusisë në 120 vjet.
XS
SM
MD
LG