Më 28 gusht të vitit 1963, rreth 250,000 njerëz janë mbledhur në Uashington, duke bërë thirrje për punë, drejtësi sociale dhe të drejta të barabarta. Në Memorialin Lincoln, ata kanë dëgjuar fjalimin e ikonës së të drejtave civile, Martin Luther King, i cili imagjinonte një ditë kur njerëzit nuk do të gjykoheshin për nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit të tyre. Këtu mund t'i shihni disa fotografi që tregojnë momente historike nga lëvizja për të drejtat e njeriut gjatë viteve 1950 dhe 1960.
Momente historike të Lëvizjes për të Drejtat Civile
9
Dr. Martin Luther King Jr. marshon me aktivistë të tjerë në "Marshin e Washingtonin për Liri dhe Punë", më 28 gusht të vitit 1963. Më shumë se 250 mijë aktivistë morën pjesë në këtë marsh, të cilin King e përshkroi si "protesta më e madhe për liri në historinë e SHBA-ve".
10
Aktivistët marshojnë nga Kapitoli deri në Memorialin e Lincolnit, gjatë marshit në Washington.
11
Presidenti amerikan Lyndon B. Johnson shtrëngon duart me Dr. Martin Luther King Jr. pas nënshkrimit historik të Projektligjit për të Drejtat Civile në Shtëpinë e Bardhë, më 2 korrik, 1964.
12
Coretta Scott King drejton marshimin në Memfis më 9 prill, 1968, pesë ditë pasi burri i saj, Martin Luther King Jr., u vra në Memphis, Tenesi. Pranë saj është vajza e tyre Yolanda, e cila ecën me vëllezërit e saj Martin dhe Dexter.