Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror i dyshuar amerikan – tre të vrarë


Një aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara
Një aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara
Së paku tre vetë raportohet se janë vrarë gjatë një sulmi të dyshuar me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, në një rajon të trazuar fisnor të Pakistanit, përgjatë kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët lokalë thanë se sulmi me aeroplan të paemëruar gjatë ditës së sotme, në shënjestër e kishte një kompleks në Vaziristanin Verior, ku besohet se fshihen talibanët dhe militantët e al –Kaidës.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se ende nuk dihet identiteti i të vrarëve.

Qeveria e Pakistanit shumë herë i ka përsëritur protestat kundër sulmeve me aeroplanë pa ekuipazh, duke thënë se me to vrahen civilët dhe se sulmet e tilla paraqesin shkelje të sovranitetit të Pakistanit.

Shtetet e Bashkuara thonë se këto sulme janë mjet i rëndësishëm në luftën kundër ekstremizmit.

Gjatë një vizite në Islamabad, në fillim të këtij muaji, sekretari amerian i shtetit, John Kerry, tha se sulmet me aeroplanë pa ekuipazh do të ndalen “së shpejti”.
XS
SM
MD
LG