Ndërlidhjet

Rusi: Objekte balistike janë vërejtur në Mesdhe


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se radarët e saj kanë detektuar dy “objekte” balistike, që ishin shkrepur drejt pjesës lindore të Mesdheut, nga pjesa qendrore e detit.

Agjencitë ruse të lajmeve e kanë cituar një zëdhënës që ka thënë se lansimi ishte bërë sot në mëngjes dhe se objektet ishin detektuar nga sistemi i alarmimit të hershëm në Armavir, në pjesën jugore të Rusisë.

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, për këtë zhvillim, tashmë i ka raportuar presidentit Vlladimir Putin.

Nuk ka detaje të tjera lidhur me raportimet për lansime.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur luftanije në Mesdhe, qartas, në kuadër të përgatitjeve për aksion të mundshëm ushtarak kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në Siri.
XS
SM
MD
LG