Ndërlidhjet

Vizita të (pa)koordinuara në Athinë


Athinë...
Athinë...
Vizita e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në Athinë ku për çështjen e emrit bisedoi me shefin e diplomacisë greke, Evangelos Venizelos, është komentuar në forma të ndryshme, që nga minimizimi i saj nga partneri i koalicionit, VMRO-DPMNE-ja, e deri tek vlerësimet e analistëve maqedonas se vizita e tillë e pakoordinuar me kreun shtetëror mund të ketë efekte negative për vendin, e pozitive për palën greke.

Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki, vizitën e Ahmetit dhe të zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi, e ka quajtur thjesht, vizitë private, por, që sipas tij, mund të jetë vetëm në funksion të njoftimit të zyrtarëve të BDI-së, me qëndrimet e palës greke.

Nga ana tjetër, njohësit e zhvillimeve ndërkombëtare, thonë se takimet e tilla, janë të mirëseardhura, por, vetëm nëse janë të koordinuara mes partnerëve qeveritarw.

“Në parim çdo kontakt që mund të jap ndonjë impuls në zgjidhjen e problemi me Greqinë, është pozitiv. Megjithatë, në rastin konkret, ka një dozë të rezervës. Nuk ka asnjë indikator, asnjë tregues, se kjo vizitë ishte e koordinuar në nivel të qeverisë. Ahmeti në Greqi ka udhëtuar si lider i një partie politike, pra, ai nuk ushtron funksione shtetërore, por, pavarësisht kësaj, një vizitë e tillë e pakoordinuar mund të jetë kundër produktive dhe mund të jetë më shumë në favor të Greqisë se sa të Maqedonisë".

"Është e qartë se grekët tani një kohë të gjatë dëshirojnë të komunikojnë vetëm me shqiptarët dhe nëse kjo nuk është e koordinuar me palën maqedonase, ofertat për takime të tilla duhet të refuzohen“, thotë Risto Nikovski, ish ambasador i Maqedonisë në NATO.

Ndërkohë, duke komentuar këtë vizitë, ish Ministri i Punëve të jashtme, Denko Maleski, thekson:

“Askush nuk është kundër dialogut, por, në raportet mes shteteve është me rëndësi që shteti të flas me një zë. Pra, duhet ë ketë qëndrime të koordinuara mes partnerëve të koalicionit, unë, nuk besoj se kjo ka ndodhur, pasi duket një pasivitet i madh tek pala maqedonase, që mund ti kushtojë në zgjedhjet e ardhshme. Nga kjo vizitë nuk do të ketë ndonjë rezultat, përveç faktit se partneri Maqedoni i koalicionit mund të informohet me qëndrimet e palës greke, të cilat edhe dihen".

"Mes partnerëve të koalicionit nuk ka një qëndrim të përbashkët për këtë çështje, por, një qëndrim të tillë nuk ka as në nivel të shtetit. Dhe kur kemi një situatë tillë, të mos unitetit, atëherë shtrohen dilema se cili do të jetë qëndrim i palës greke? Sa ajo do të shfrytëzoj këtë situatë për nxitje të situatave të mundshme brenda vendin edhe në planin ndëretnik, prandaj, kemi nevojë të ketë koordinim të plotë brenda shtetit“, thotë ish Ministri i jashtëm, Denko Maleski.

Por, Bekim Kadriu, profesor i së drejtës ndërkombëtare mendon ndryshe nga kolegët e tij maqedonas.

Ai beson se vizita është e koordinuar dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të minimizohet pasi çështjet të cilat janë diskutuar janë në drejtim të zgjidhjes së kontestit, që është edhe qëllimi kryesor i qeverisë së Maqedonisë.

Sipas tij, nuk duhet fshehur edhe faktin se së bashku me Ahmetit ishte edhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.

Qëndrimi zyrtar i qeverisë së Maqedonisë është që kontesti të zgjidhet, dhe kjo vizitë nuk mund të interpretohet jashtë kësaj vizite. Pra, interesi i përgjithshëm është që të zgjidhet kontesti me Greqinë, dhe vizita shkon në këtë drejtim. Qëndrimet që u theksuan pas kësaj vizite ishin në këtë kuadër, nuk kishte asgjë jashtë kësaj dhe çdo takim, çdo vizitë që është në këtë drejtim nuk mund të minimizohet në asnjë mënyrë”, thotë Bekim Kadriu.

Ai gjithashtu thekson se me vizitën në Athinë, drejtuesit e BDI-së edhe njëherë kanë riafirmuar përkushtimin e shqiptarëve të Maqedonisë të cilët janë për zgjidhjen e shpejtë të këtij kontesti dhe me këtë zhbllokimin e procesit integrues.

Pas takimeve që zhvillohet në Athinë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se pala greke është e interesuar për integrimin euroatlantik të Maqedonisë, por së pari duhet zgjidhur çështja e emrit. Ai njoftoi edhe për vizitën e shpejt në rajon të ndërmjetësit të OKB-së, Mejtu Nimic.

Vizita në Maqedoni pritet të realizohet më 9 shtator.
XS
SM
MD
LG