Ndërlidhjet

Armenia i bashkohet Unionit Doganor


Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, ka thënë se vendi i tij ka vendosur që t’i bashkohet Unionit Doganor, të udhëhequr nga Rusia.

Sarkisian ka thënë se Armenia është po ashtu e gatshme për të marrë pjesë në formimin e unionit ekonomik euroazaiatik.

Ai i ka bërë këto komente të martën në Moskë, gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ky i fundit ka thënë se vendimi i Jerevanit për t’iu bashkuar “procesit të integrimit euroaziatik” do të thellojë marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve.

Shtetet anëtare të Unionit Doganor – Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani – kanë lansuar vitin e kaluar të ashtuquajturën Hapësirë të Përbashkët Ekonomike.

Ato kanë thënë se qëllim i tyre është që të ndërtojnë unionin ekonomik euroaziatik më 2015, të modeluar sipas Bashkimit Evropian.

Moska u ka bërë thirrje disa shteteve ish-sovjetike që t’i bashkohen procesit.
XS
SM
MD
LG