Ndërlidhjet

Kerry të dielën në Jerusalem, takon Netanyahun


ShBA - Sekretari i Shtetit John Kerry (Ilustrim)
ShBA - Sekretari i Shtetit John Kerry (Ilustrim)
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry do të udhëtoj të dielën për në Jerusalem për të biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për procesin paqësor në Lindjen e Mesme, dhe situatën në Sirinë fqinje.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki lajmëroi të premten se Kerry dhe Netanyahu do të flasin rreth “statusit final të negociatave ndërmjet të Izraelit dhe Palestinës”.

Kryediplomati amerikan është takuar të hënën në Londër me presidentin palestinez Mahmud Abbas për procesin paqësor.

Negociatat ndërmjet Palestinës dhe Izraelit janë bllokuar për tri vjet me radhë, para se ato të rihapeshin në korrik të këtij viti.

Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Palestina janë pajtuar që të përmbahen publikisht dhe të komentojnë për mbarëvajtjen e negociatave tre-palëshe.
XS
SM
MD
LG