Ndërlidhjet

Sulmi vetvrasës merr jetën e 11 personave


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Zyrtarët e shëndetësisë dhe sigurisë në Irak kanë njoftuar se një sulmues vetëvrasës e ka sulmuar funeralin e pjesëtarëve të një grupi minoritar në veri të vendit dhe ka vrarë 11 persona.

Sulmuesi e ka hedhur vetën në ajër me një sasi eksplozivi të vendosur në rripin e tij gjatë funeralit të pjesëtarëve të minoritetit Shabak në qytetin, Baashiqah, në veri veri të Mosulit, të shtunën.

Autoritetet kanë thënë se së paku 13 persona të tjerë janë lënduar në këtë sulm.

30 mijë pjesëtarët e komunitetit Shabak, flasin një gjuhë ndryshe dhe ndjekin një fe e cila është një përzirje e islamit shiit dhe besimeve lokale.

Shumica e tyre jetojnë në fshatrat lindore të Mosulit, zonë e cila dominohet nga myslimanët suniit.
XS
SM
MD
LG