Ndërlidhjet

Thaçi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së


Kryeministri Hashim Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka shqyrtuar dhe aprovuar rregullore dhe vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar kabinetin qeveritar, se një delegacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i kryesuar nga ai, do të udhëtojë në Nju Jork për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Organizatës së Kombeve Bashkuara.

“Delegacioni, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të zhvillojë takime me delegacionet e vendeve të ndryshme, do të zhvillojë aktivitete lobimi dhe do të prezantojë arritjet e Kosovës në ndërtimin e shtetit dhe të drejtave për të gjithë qytetarët e vet”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
XS
SM
MD
LG