Ndërlidhjet

Ferguson: Rooney në formë të mirë


Sulmuesi anglez, Wayne Rooney
Sulmuesi anglez, Wayne Rooney
Ish menaxheri i Manchester United, Alex Ferguson, e ka lavdëruar përformimin e Wayne Rooney ditëve të fundit, raporton Reuters.

Ferguson ka qenë kritik ndaj sulmuesit anglez sezonin e kaluar ndërsa kur deklarojë në maj se Ronney dëshiron të largohet nga Old Trafford, është raportuar se kjo e kishte bindur lojtarin 27 vjeçar që të kërkon të vazhdojë sfidën sportive në një ekip tjetër.

Megjithëse Ferguson ja ka dorëzuar udhëheqësinë e ekipitDavid Moyes, ai ka mbetur drejtor i klubit dhe në përgjithësi thuhet se vazhdon të ketë ndikim të konsiderueshëm prapa skenës.

Chelsea deri më tash i ka bërë tri oferta për blerjen e tij, por që të trija janë refuzuar në muajin gusht, ndërsa shënimi i dy golave gjatë fitores së Manchesterit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusen, të martën e kanë bindur Fergusonin për formën e mirë të Rooneyt.

“Performanca e Waynet ka qenë fantastike, jam i kënaqur që e shohë këtë”, i ka thënë 71 vjeçari televizionit të ekipit futbollistik.
XS
SM
MD
LG