Ndërlidhjet

Kerry dhe Lavrov flasin për Sirinë


Kerry dhe Lavrov - foto arkivi
Kerry dhe Lavrov - foto arkivi
Diplomatë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë diskutuar për një rezolutë të Këshillit të Sigurmit të OKB-së, e cila detyron Qeverinë siriane të zbatojë planin për shkatërrimin e armëve kimike.

Sekretari i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, kanë mbajtur takim me dyer të mbyllura në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kerry ka thënë se takimi ka qenë “mjaft konstruktiv”.

Megjithatë, zyrtarët janë cituar duke thënë se palët amerikane dhe ruse nuk kanë arritur ende marrëveshje për tekstin e draft-rezolutës.

Ata thonë se Rusia kundërshton çdo përmendje të Kapitullit 7 të Kartës së OKB-së, i cili parashikon veprime të mundshme ushtarake.

Këtë muaj, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë arritur marrëveshje, e cila i bën thirrje Sirisë të shkatërrojë të gjitha armët kimike deri në mes të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG