Ndërlidhjet

Konfirmohet dënimi kundër Bout


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një gjykatë e Apelit në SHBA e ka mbështetur dënimin me burg të kontrabanduesit rus të armëve, Viktor Bout.

Përfaqësuesi i Ministrisë ruse për të drejtat e njeriut, Konstantin Dolgov, ka thënë se vendimi i së premtes tregon se rasti kundër Bout ka qenë i padrejtë dhe i motivuar politikisht.

Bout ishte dënuar më 2011, me 25 vjet burg, me akuzën për konspiracion në vrasjen e amerikanëve.

Ai ishte arrestuar në vitin 2008 në Tajlandë gjatë një operacioni që ishte zhvilluar veçanërisht për zënien e tij në kurth, kur agjentë të administratës amerikane për luftë kundër drogës janë paraqitur si blerës të armëve.

Bout kishte pranuar që t’iu shiste armë këyre agjentëve pasi ata ishin paraqitur si pjesëtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare Kolumbiane (FARC), ndërsa armët është thënë se do të përdoren kundër forcave amerikane në Kolumbi.

Qeveria amerikane e konsideron FARC-un si organizatë terroriste.

Rasti i Bout kishte përkeqësuar marrëdhëniet në mes të Uashingtonit dhe Mokës, pasi kjo e fundit ka kërkuar rikthimin e Boutit në Rusi.

Viktor Bout, në kohën e Bashkimit Sovjetik ka shërbyer si oficer i forcave ajrore të BRSS.
XS
SM
MD
LG