Ndërlidhjet

Afganistan: Një ushtar i NATO-s u vra nga personi me uniformë


Ushtarët e NATO-s në Afganistan
Ushtarët e NATO-s në Afganistan
NATO-ja ka njoftuar se një peson me uniformë të ushtrisë afgane e ka vrarë një pjesëtar të forcave ndërkombëtare në pjesën lindore të Afganistanit.

NATO-ja tha se incidenti ka ndodhur sot, por nuk ka dhënë detaje të tjera dhe nuk e ka zbuluar as kombësinë e ushtarit të vrarë.

Një zëdhënës afgan tha se sulmi ndodhi në provoincën Paktika.

Shumica e trupave të jashtme që shërbejnë në pjesën lindore të Afganistanit janë nga Shtetet e Bashkuara.

Gjatë këtij viti, në të ashtuquajturat “vrasje të brendshme” në Afganistan janë vrarë së paku 15 ushtarë të jashtëm.

Aktualisht vlerësohet se në këtë vend gjenden 87 mijë ushtarë të jashtëm, përfshirë edhe 52 mijë amerikanë.
XS
SM
MD
LG