Ndërlidhjet

OSBE e shqetësuar për gazetarin maqedonas


Logo e OSBE-së
Logo e OSBE-së
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka shprehur shqetësim të thellë për dënimin e gazetarit maqedonas, Tomisllav Kezharovski, me katër vjetë e gjysmë burgim.

“Ky është një vendim shqetësues dhe dërgon mesazh te gazetarët e tjerë që të vetcensurohen”, ka thënë përfaqësuesja për media e OSBE-së, Dunja Mijatoviq.

Gazetari hulumtues, Tomisllav Kezharovski, ndodhet në paraburgim qysh më 28 maj të këtij viti, për shkak të një teksti që ka shkruar më 2008 në revistën Reporter, ku thuhet se ka zbuluar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur në një rast të vrasjes.

Kezharovski është shpallur sot fajtor përkundër faktit që dëshmitari, identitetin e të cilit e ka zbuluar, ka rezultuar i rrejshëm.

Ai është gazetari i vetëm në burg në Evropën juglindore.
XS
SM
MD
LG