Ndërlidhjet

Vuçiq anulon vizitën në Kosovë


 Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka anuluar vizitën në Graçanicë dhe Leposaviq, të paraparë për të mërkurën, pasi kushtëzimet nga Prishtina nuk kanë lejuar që me të të udhëtojë edhe ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

“Unë nuk pranoj kushte të tilla”, ka thënë Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vuçiq, megjithatë, ka shfaqur shpresën se deri në fund të fushatës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të mund të vizitojë Kosovën së bashku me Vulinin apo cilindo zyrtar tjetër të Serbisë.
XS
SM
MD
LG