Ndërlidhjet

Arabia Saudite: Nuk e heqim ndalesën për gratë vozitëse


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet saudite thonë se i kanë paralajmëruar gratë atje rreth përkrahjes që ato po i japin një kampanje e cila lobon për lejimin e vozitjes edhe për gratë, raporton DPA.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Mansour al-Turki ka thënë se ministria ku ai punon “nënvizon se ata që thërrasin për shkelje të rregullave shtetërore, do të ndëshkohen në mënyrën më të rreptë të mundshme”.

“Ligjet ne fuqi të mbretërisë sonë ndalojnë çkado që mund të prishë paqen sociale, që hapë derë për kryengritje dhe që ju jep përgjigje fantazive të sëmura”, ka shtuar ai.

Aktivistët e kanë caktuar datën 26 tetor, si ditën kur gratë e këtij vendi do të dalin prapa timonit, për të sfiduar ndalesën disa dekadëshe, që e bën Arabinë Saudite të vetmin vend në botë ku gratë nuk janë të lejuara të vozisin.

Që nga koha e lansimit, kampanja ka tërhequr rreth 20 mijë përkrahës, thonë organizatorët.

Kundërshtarët e ndryshimit të ndalesës thonë se ajo mund të nxisë “sjellje të pamorlashme”.

Edhepse ndalesa është informale, gra të cilat nuk e kanë respektuar atë, janë arrestuar dhe gjobitur në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG