Ndërlidhjet

Prokuroria kërkon urdhër-arrest për Vulinin


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër Aleksandër Vulinit, ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë.

“Ky aktvendim u mor për arsye se ekziston dyshimi i arsyeshëm se Aleksandër Vulin, më 17 tetor, 2013, në kohën e pacaktuar, në mënyrë të paautorizuar, ka kaluar kufirin e Republikës së Kosovës me Serbinë, jashtë vendkalimit kufitar të autorizuar dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Me këtë ka kryer vepër penale - kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare - nga neni 146 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Hetimet, sipas këtij aktvendimi, fillojnë nga dita e sotme.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, po sot ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që të lëshojë urdhër-arrest ndaj të pandehurit Vulin.
XS
SM
MD
LG