Ndërlidhjet

Irani dhe OKB-ja bisedojnë për programin bërthamor


zv. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi
zv. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi
Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara pritet të takohet me një negociator nga Irani, për të biseduar rreth disa çështjeve të ndjeshme që lidhen më programin kontravers bërthamor të këtij vendi.

Bisedimet në mes të drejtorit gjeneral të Agjencisë së Energjisë Atomike Yukiya Amano dhe zv. Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araqchi, janë aranzhuar për sot gjatë ditës në Vienë.

Agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike po synon të ketë qasje në objekte dhe dokumente të caktuara të programit bërthamor iranian, si pjesë e vërtetimit të pretendimeve iranine se programi është tërësisht paqësor.

Takimi vjen para rrethit të radhës së negociatave ndërkombëtare mes Iranit dhe gjashtëshes ndërkombëtare, që pritet të mbahet në datat 7 dhe 8 nëntor në Gjenevë.

Rrethi i bisedimeve i mbajtur në tetor u mirëprit nga perëndimi, por dështoi të jepte ndonjë rezultat konkret.
XS
SM
MD
LG