Ndërlidhjet

Lirohen 26 të burgosur palestinezë


Bregu Perëndimor
Bregu Perëndimor
Izraeli ka liruar 26 të burgosur palestinezë, si pjesë e një marrëveshje për të rinisur bisedimet e gjata të paqes në Lindjen e Mesme.

Në Gaza dhe në Bregun Perëndimor pati festë dhe gëzim, në pritjen që iu bë të liruarve, përfshirë disa nga ta që kishin qëndruar njëzet vjet prapa grilave.

Duke folur në një ceremoni mirëpritëse në Ramallah, presidenti palestinez Mahmud Abbas, tha se Palestina nuk do të pranojë që në shkëmbim të të liruarve të lejojë që Izraeli të vazhdojë ndërtimet e godinave në Bregun Perëndimor.

Marrëveshja ka nxitur reagime të ashpra në Izrael, ku shumë njerëz i konsiderojnë ish-të burgosurit si kriminelë që kanë kryer krime të rënda.

Mijëra palestinezë mbahen në burgjet e Izraelit që nga koha kur Izraeli morri Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jerusalemin lindor në vitin 1967.

Shumë nga ta janë të dënuar për gjuajtje me gurë, vrasje të civilëve, bombardime, gjuajtje me armë dhe sulme të tjera.
XS
SM
MD
LG