Ndërlidhjet

CSKA Moska detyrohet të mbyllë pjesë të stadiumit


Mesfushori i Manchester City-t, Yaya Toure.
Mesfushori i Manchester City-t, Yaya Toure.
Ekipi rus i futbollit, CSKA Moska, është detyruar të mbyllë pjesë të stadiumit për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Federata Evropiane e Futbollit ka lëshuar urdhrin për mbyllje, pas sjelljes raciste të tifozëve rusë, gjatë ndeshjes kundër Manchester City-t, e cila është zhvilluar javën e kaluar.

Mesfushori i City-t, Yaya Toure, i cili është me ngjyrë dhe është rritur në Bregun e Fildishtë, ka thënë se është abuzuar në baza racore nga tifozët e CSKA-së, gjatë lojës në arenën Khimki, pranë Moskës.
XS
SM
MD
LG