Ndërlidhjet

Kandidatura të reja për Lojërat Olimpike 2020


Ilustrim
Ilustrim
Kanë ardhur dy kandidatura të reja për Lojërat Olimpike Dimërore, 2020, një nga Norvegjia dhe një kandidaturë e përbashkët nga Polonia dhe Sllovakia.

Kreu i Komitetit Olimpik të Sllovakisë, Frantisek Chmelar tha se rregulloret në fuqi lejojnë kandidatura të përbashkëta, nëse njëri nga shtetet nuk ka kushte për të ofruar zhvillimin e disa prej garave të Lojërave Olimpike.

Qytete të tjera që tashmë kanë shfaqur aspiratat për të qenë nikoqir janë Lvivi në Ukrainë, Pekini në Kinë dhe Almaty në Kazakistan.

Ndërkohë, sa i përket një propozimi për kandidaturën e qytetit gjerman të Mynihut, një referendum, i cili do të zhvillohet të dielen, do të japë fjalën përfundimtare.
XS
SM
MD
LG