Ndërlidhjet

Kinë: Arrestohet i dyshuari për sulmin me bombë


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët kinezë të policisë thonë se kanë arritur të kapin të dyshuarin për një sulm me bombë.

Një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën, pas një serie shpërthimesh jashtë zyrave të Partisë Komuniste, në një qytet verior, të mërkuren.

Qeveria rajonale në provincën Shanxi, tha të enjten, se Feng Zhijun, është kapur dhe ka pranuar fajësinë.

Komunikata e qeverisë rajonale, bëri gjithashtu të ditur se 41 vjeçari, kishte qenë njëherë i dënuar me nëntë vjet heqje lirie për vjedhje.

Incidenti, erdhi një javë pas një sulmi vdekjeprurës në qendër të Pekinit.
XS
SM
MD
LG