Ndërlidhjet

Së paku 23 të vrarë në Bejrut


Bejrut
Bejrut
Dy shpërthime jashtë ambasadës së Iranit në Bejrut kanë vrarë së paku 23 njerëz dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë,

Ambasadori i Iranit në Liban, Ghazanfar Rokn-Abadi, ka shpëtuar i palënduar.

Raportohet se atasheu i tij i kulturës, Ibrahim Ansari, është vrarë.

Ambasada ndodhet në një pjesë të kryeqytetit libanez, e cila është strehë e lëvizjes shiite të Hezbollahut.

Një grup i lidhur me Al-Kaidën, i njohur si Brigadat e Abdullah Azzamit, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG