Ndërlidhjet

Rusi: Dënohet tifozi që valoi flamurin nazist


Pamje nga ndeshja ku ndodhi incidenti, Rusi
Pamje nga ndeshja ku ndodhi incidenti, Rusi
Një gjykatë në Rusi ka dënuar me shtatë ditë burgim një burrë, i cili kishte valuar një flamur nazist gjatë një ndeshjeje të futbollit.

Policia tha se një fans futbolli, emri i të cilit nuk është bërë publik, ishte shpallur fajtor për propagandim të ekstremizmit dhe rrjedhimisht i ishte shqiptuar masa e dënimit.

Policia kishte lansuar hetimet rreth incidentit gjatë ndeshjes së 31 tetorit mes Jaroslavl Shinnik dhe Sparakut të Moskës, gjatë së cilës kishte ndodhur edhe rasti me flamurin.

Të dyja klubet janë dënuar, dhe do t’i luajnë dy ndeshjet e radhës pa shikues.
XS
SM
MD
LG