Ndërlidhjet

Gjenevë: Vazhdojnë bisedimet për Iranin


Baronesha Catherine Ashton dhe Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif
Baronesha Catherine Ashton dhe Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif
Të dërguarit nga gjashtë fuqitë botërore dhe Irani po mbajnë në Gjenevë rrethin e ri të bisedimeve në lidhje me programin bërthamor iranian.

Bisedimet dy ditore kanë për synim të arrijnë një marrëveshje që do të mundësonte tërheqjen e Iranit nga aspektet e ndjeshme të programit të saj bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve perëndimore.

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton ka mbajtur një takim të ndarë me kreun e delegacionit iranian, Ministrin e Jashtëm Javad Zarif.

Zarif iu ka thënë medieve iraniane se takimi kishte qenë “i mirë”, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Derisa perëndimi dyshon se Irani po zhvillon armë bërthamore, ky i fundit i mohon pretendimet e tilla dhe thotë se programi i saj nuklear është tërësisht paqësor.
XS
SM
MD
LG