Ndërlidhjet

SHBA: Bie numri i kontratave për blerje të shtëpive


Ilustrim
Ilustrim
Numri i amerikanëve, të cilët kanë nënshkruar kontrata për të blerë shtëpi, ka rënë në tetor, për të pestin muaj me radhë.

Normat e larta të interesit, rritja e çmimeve dhe mbyllja e pjesshme e Qeverisë amerikane për 16 ditë kanë frenuar shitjet.

Shoqata Kombëtare e Shitblerjeve ka thënë se indeksi saj sezonal i shitjeve ka rënë për 0.6 për qind, në 102.1.

Ky është niveli më i ulët qysh në muajin dhjetor, raporton AP.

Leximi i shtatorit ka qenë pak më i lartë, në 102.7.
XS
SM
MD
LG