Ndërlidhjet

KQZ: Në QNR mungon një disk imazhesh


Ilustrim
Ilustrim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve mungon një nga disqet e arkivuara, në të cilin kanë qenë të ruajtura imazhet e kamerave, të cilat kanë regjistruar hapësirat e brendshme dhe të jashtme të QNR-së.

KQZ po ashtu informon se serverët ku janë të ruajtura të dhënat e tabelimit të rezultateve janë të paprekur dhe të sigurt.

“Dëshirojmë t’ju bëjmë të njohur se kjo nuk ka asnjë ndikim në procesin e punës në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve dhe sidomos jo në procesin e përgatitjes dhe përpunimit të rezultateve. Po ashtu ju informojmë se KQZ ka informuar organet përkatëse të rendit dhe të drejtësisë, të cilat edhe janë duke u marrë me këtë rast”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.
XS
SM
MD
LG