Ndërlidhjet

Kosova e Serbia flasin për Asociacionin e Komunave Serbe


Ilustrim
Ilustrim
Prishtina dhe Beogradi janë ulur prapë në tavolinën negociatore në Bruksel për të diskutuar të ardhmen e Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas një komunikate për shtyp nga qeveria e Kosovës, takimet ndërmjet të grupeve punuese të të dy delegacioneve kanë filluar sot.

Në agjendë përveç bashkësisë së komunave serbe është edhe zbatimi i marrëveshjes për doganat.

Delegacionin e Prishtinës edhe në këtë raund e drejton zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.
XS
SM
MD
LG