Ndërlidhjet

Belgjikë: 130 makina përfshihen në aksident zinxhiror


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Më shumë se 130 automjete janë përfshirë në një ndeshje zinxhirore në komunikacion të martën në Belgjikë, ndërsa mediet lokale raportojnë se një person ka pësuar nga ky aksident.

Sipas medieve lokale, ky aksident ka ndodhur në autostradën A19, në afërsi të qytetin perëndimor Zonnebeke.

Forcat e rendit dyshojnë se mjegulla e dendur është shkaktari kryesor i këtij aksidenti zinxhiror.

Agjencia e lajmeve Belga raporton se të paktën pesë persona janë në gjendje kritike, dhe mjekët po luftojnë për jetët e tyre, tetë të tjerë kanë lëndime serioze, kurse 54 persona kanë lëndime të lehta.

Në vitin 1996, ishte shkaktuar aksidenti më i madh zinxhiror ndonjëherë në Belgjikë, ku ishin përfshirë më se 200 makina në aksidente përnjëherë, ndërsa 10 veta kishin vdekur.

Edhe atëbotë, mjegulla e dendur ishte fajtori kryesor për aksidentin zinxhiror.
XS
SM
MD
LG