Ndërlidhjet

Hollande nuk do të ndjekë olimpiadën në Soçi


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, ka thënë se as ai, as presidenti Francois Hollande apo ndonjë zyrtar tjetër i lartë francez nuk do të ndjekin Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen vitin e ardhshëm në Soçi të Rusisë.

Fabius, duke folur për radion franceze Europe 1, nuk ka dhënë më shumë shpjegime.

Vendimi për të mbajtur Olimpiadën Dimërore në Rusi është kritikuar në Francë dhe gjetkë, për shkak të shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjin e miratuar së fundmi, i cili ndalon “propagandën homoseksuale” te të miturit.

Javën e kaluar, edhe zyra e presidentit gjerman, Joachim Gauck, ka njoftuar se ai nuk do të ndjekë olimpiadën, që mbahet në muajin shkurt.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG