Ndërlidhjet

Kritikë e rrallë e Rusisë për Assadin


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Rusia thotë se deklaratat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, se do të kërkojë rizgjedhje në vitin 2014, dëmtojnë atmosferën në prag të bisedimeve për paqe.

Një konferencë ndërkombëtare për paqe në Siri është planifikuar për muajin janar në Gjenevë.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, ka thënë se në prag të fillimit të negociatave, “nuk duhet të ketë deklarata që mund të bezdisin dikë ose të provokojnë emocione”.

Kjo është një kritikë e rrallë e Rusisë, pasi ajo ka qenë aleati më i rëndësishëm ndërkombëtar i Assadit gjatë konfliktit civil në Siri.

Nuk është shumë e qartë se cilës deklaratë të Assadit i është referuar Bogdanov.

Por, regjimi sirian, në mënyrë të vazhdueshme, ka thënë se Assadi do të garojë në zgjedhjet e vitit 2014.

Vetë Assad, në një interevistë televizive në muajin tetor, ka thënë se nuk sheh arsye për të mos garuar në zgjedhjet e ardhshme.
XS
SM
MD
LG