Ndërlidhjet

Thaçi: Nominimi për Nobel u takon qytetarëve


Foto arkivi
Foto arkivi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nominimi i tij për Çmimin Nobel për Paqe u takon qytetarëve të Kosovës.

“Dua t’ju flas nga zemra: pavarësisht çka ndodh tutje, Nobelin për Paqe, heroizëm, qëndresë e pjekuri, më shumë se kushdo tjetër, e meritoni Ju, qytetarë të Kosovës”.

“Çdo vendim politik që kam marrë në jetë, sado i vështirë e jopopullor të ketë qenë ai në momente të caktuara, e kam marrë duke pasur parasysh interesat e Kosovës dhe të kombit tim”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Të hënën, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Catherine Ashton, janë nominuar formalisht nga një grup ligjvenësish amerikanë për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2014.
XS
SM
MD
LG