Ndërlidhjet

Irani ndërton centrifuga të reja për uranium


Iran - foto ilustruese
Iran - foto ilustruese
Shefi i çështjeve bërthamore të Iranit ka thënë se ky vend është duke ndërtuar një gjeneratë të re të centrifugave për pasurimin e uraniumit, porse ato kanë nevojë për teste të mëtejshme, para se të vihen në funksion.

Ali Akbar Salehi nuk ka saktësuar se sa kohë do të zgjasë ndërtimi dhe testimi.

Ai ka thënë se Irani ka një total prej 19,000 centrifugash, por nuk ka thënë se sa prej tyre janë operacionale.

Në muajin gusht, Irani ka thënë se ka 18,000 centrifuga.

Në bazë të Marrëveshjes së Gjenevës, Irani është pajtuar të limitojë pasurimin e uraniumit në 5 për qind dhe të neutralizojë stoqet e uraniumit të pasuruar në 20 për qind.

Uraniumi i pasuruar mund të përdoret për të ndërtuar armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG