Ndërlidhjet

Rajoni bënë thirrje për armëpushim në Sudanin Jugor


Juba - Pjesëtarët e fisit Nuer, bëjnë gati tendat për t'u strehuar, pasi kanë ikur nga shtëpitë e tyre (Ilustrim)
Juba - Pjesëtarët e fisit Nuer, bëjnë gati tendat për t'u strehuar, pasi kanë ikur nga shtëpitë e tyre (Ilustrim)
Prijësit rajonal të Afrikës kanë përshëndetur sot ofertën e qeverisë në Sudanin Jugor që të ndërpres të gjitha aksionet ushtarake.

Takimi i liderëve në kryeqytetin kenian Nairobi, u bëri thirrje të gjitha trupave që udhëhiqen nga ish-zëvendëspresidenti Riek Machar që t’i përgjigjen armëpushimit dhe të ndërpresin luftimet.

Njoftimi vjen në kohën kur forcat qeveritare raportohet se kanë mposhtuar kryengritësit e Machar-it në shtetin e Nilit të Epërm, i cili është një vend ërëndësishëm i prodhimit të naftës.

Më 15 dhjetor nisën luftimet në kryeqytetin Juba, pasi Machar u akuzua për tentim grushtshtet kundër presidentit Sudano Jugor Salva Kiir.

Përleshjet ndërmjet të fisit shumicë Dinka, të cilit i takon Kiir, dhe fisit Nuer të cilit i takon Machar, më pas nisën luftën gjithandej shtetit.

Kombet e Bashkuara njoftuan sot se më se 120,000 njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, nga frika që dhuna do të përshkallëzojë në një luftë civile.

Sipas të dhënave të OKB-së, më se 1,000 persona kanë vdekur brenda këtyre dy javëve.
XS
SM
MD
LG