Ndërlidhjet

Në pritje të informacioneve të reja për Schumacherin


Michael Schumacher
Michael Schumacher
Mjekët pritet të japin sot informacione të reja në lidhje me gjendjen e vozitësit të Formulës 1, Michael Schumacher, i cili ka pësuar lëndime të rënda në kokë në një aksident me ski në Francë.

Të hënën, mjekët në Grenoble kanë thënë se Schumacher është në gjendje kome dhe se përballet me lëndime të rrezikshme për jetën.

Schumacher, i cili në janar mbush 45 vjet, i është nënshtruar operacionit në tru.

Të dielën, ai ka përplasur kokën për shkëmb, derisa skijonte në Meribel të Alpeve Franceze.

Schumacher është fitues i shtatëfishtë i garës në Formula 1.
XS
SM
MD
LG