Ndërlidhjet

Kina do të lejojë pesë banka private


Pekin
Pekin
Rregullatori Bankar i Kinës ka thënë se do të lejojë krijimin e pesë bankave private këtë vit.

Ai ka thënë se do të aplikohen procedura dhe standarde të rrepta për pilot-projektet, që përfshijnë licenca të kufizuara, mbikëqyrje të përmirësuar dhe sistem të trajtimit të rrezikut.

Rregullatori po ashtu ka thënë do të heqë disa barriera për t’iu lejuar bankave të huaja që të kenë më shumë qasje në Kinë.

Autoritetet komuniste në Kinë mbajnë kontroll të fortë mbi ekonominë.

Aktualisht, pothuajse të gjitha bankat janë në pronësi të shtetit, qoftë në nivel kombëtar ose lokal.
XS
SM
MD
LG