Ndërlidhjet

Kroaci: Ekstradohet në Gjermani ish-agjenti i fshehtë jugosllav


Josip Perkoviq duke u larguar nga gjykata e cila vendosi për ekstradimin e tij në Gjermani
Josip Perkoviq duke u larguar nga gjykata e cila vendosi për ekstradimin e tij në Gjermani
Një gjykatë në Zagreb të Kroacisë ka urdhëruar ekstradimin në Gjermani të ish-shefit të inteligjencës, Josip Perkoviq.

Avokatët e tij thanë se do të ushtrojnë ankesë kundër vendimit të sotëm, i cili është marrë sipas Urdhërarrestit Evropian.

Perkoviq është i akuzuar lidhur me vrasjen e disidentit jugosllav, Stjepan Gjurekoviq, në vitin 1983 në Gjermani.

Ka dyshime se vrasja ishte urdhëruar nga ish-inteligjenca jugosllave.

Perkoviq ishte agjent i shërbimit të fshehtë jugosllav në vitet e 80-ta. Pas shkatërrimit të Jugosllavisë, në vititet e 90-ta, ai kishte ndihmuar në krijimin e shërbimit të inteligjencës së pavarur të Kroacisë.

Fillimisht, Kroacia kishte refuzuar ta dorëzoj Perkoviqin, duke u mbështetur në legjislacionin e cili nuk e lejonte ekstradimin.

Por, vitin e kaluar, ky legjislacion është plotësuar nën presionin e Bashkimit Evropian, anëtare e të cilit Kroacia u bë në korrik të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG