Ndërlidhjet

Kosova paralajmëron viza për Bosnjën


Petrit Selimi
Petrit Selimi
Qeveria e Kosovës paralajmëron Sarajevën zyrtare se në mungesë të një përgjigjeje për marrëdhënie të mira fqinjësore, së shpejti do të vërë viza për shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka shkruar në rrjetin social Twitter se ky hap vjen si masë reciprociteti ndaj Bosnjës.

“Kosova së shpejti do të vërë viza për shtetasit e Bosnjës”, ka shkruar Selimi, duke thënë po ashtu se kjo është për keqardhje.

Bosnja, përveç Serbisë, është i vetmi shtet i rajonit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Shtetasit kosovarë duhet të kenë viza për të hyrë në këtë vend.
XS
SM
MD
LG