Ndërlidhjet

Sot nis konferenca për paqe në Siri


Alepo, Siri
Alepo, Siri
Negociatorët nga Qeveria siriane dhe koalicioni i opozitës janë mbledhur në Montre të Zvicrës, ku do të nisin bisedimet për paqe.

Konferenca, e njohur si “Gjeneva II”, mbledh për herë të parë delegatët e opozitës dhe anëtarët e regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, prejse ka nisur konflikti civil në këtë vend në mars të vitit 2011.

Delegatë nga 40 vende të tjera të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, do të ndjekin po ashtu bisedimet.

Irani, aleat i regjimit sirian, ka thënë të martën se bisedimet do të dështojnë.

Ai e ka bërë këtë deklaratë pasi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka tërhequr ftesën për të që të marrë pjesë në konferencë.
XS
SM
MD
LG