Ndërlidhjet

Ukrainë: Opozita - thirrje për grevë të përgjithshme


Pamje nga përleshjet e policisë me protestuesit në Kiev të Ukrainës
Pamje nga përleshjet e policisë me protestuesit në Kiev të Ukrainës
Liderët opozitarë në Ukrainë thonë se bisedimet e djeshme me presidentin, Viktor Yanukovich, dështuan të arrijnë rezultat konkret për zgjidhjen e krizës politike në këtë vend.

Këto bisedime presidenca i ka përshkruar si “hap i parë” në negociata.

Liderët opozitarë, Vitali Klitschko, Arseniy Yatsenyuk dhe Oleh Tyahnybok, kanë kërkuar që Yanukovich të shpallë zgjedhje të parakohshme presidenciale, brenda 24 orësh, për ta ndalur spiralen e dhunës ndërmjet protestuesve dhe policisë, nga e cila dje janë vrarë së paku dy demonstrues.

Trupi i aktivistit të tretë të vdekur ishte identifikuar në morg, pasi raportohej se ai të martën ishte rrëmbyer nga persona të panjohur.

Vitali Klitschko ka bërë thirrje për grevë të përgjithshme për sot në mesditë.
XS
SM
MD
LG