Ndërlidhjet

KDI: Taksat e qytetarëve shpenzohen në mënyrë të padrejtë


Ilustrim
Ilustrim
Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova, që ka publikuar sot një raport mbi monitorimin e prokurimit publik për Ministrinë e Punëve të Brendshme, thotë se “gjetjet që dalin nga raporti janë shqetësuese dhe dëshmojnë që taksat e qytetarëve vazhdojnë të shpenzohen në mënyrë të padrejtë, duke favorizuar interesa të ngushta dhe duke i lënë anash ato të publikut”.

Merita Mustafa, Menaxhere e Projektit në ketë organizatë ka theksuar se “disa prej çështjeve më problematike të cilat janë evidentuar në këtë raport të monitorimit janë edhe mungesa e planifikimit të duhur të nevojave të domosdoshme, mungesa e transparencës së MPB-së karshi bizneseve dhe pakujdesia e MPB-së në zbulimin e monopoleve, ku disa biznese tentojnë të mashtrojnë duke aplikuar me disa kompani nga i njëjti pronar”.

Mustafa shtoi se përkundër faktit që 50% e buxhetit të shtetit shfrytëzohet përmes prokurimit publik, ky sektor vazhdon të mbetet subjekt i elementeve korruptive, pa ndonjë mbikëqyrje dhe pa ndonjë kontroll të duhur.
XS
SM
MD
LG