Ndërlidhjet

Bosnjë Hercegovinë: Qetësi në Sarajevë dhe qytetet e tjera


Pamje e sotme në Sarajevë pas protestave të dhunshme triditëshe
Pamje e sotme në Sarajevë pas protestave të dhunshme triditëshe
Në Sarajevë dhe qytetet e tjera në Bosnjë Hercegovinë, që ishin të përfshira në trazira nga protestat gjatë tri ditëve të kaluara, sot duket se janë të qeta, por ka shqetësime se dhuna mund të vazhdoj.

Zjarrfikësit në Sarajevë po i vazhdojnë përpjekjet për ndaljen e zjarrit në selinë e qeverisë kantonale, që ishte shkaktuar nga protestuesit, gjatë ditës së premte.

Protestuesit e kishin ndezur edhe ndërtesën presidenciale në Sarajevë.

Policia tha se 144 policë dhe 20 civilë janë lënduar nga dhuna triditëshe, që e kishte përfshirë kryeqytetin Sarajevë, dhe qytetin verior Tuzlla.

Pastaj dhuna ishte përhapur edhe në qytetet Zenicë, Bihaq dhe Banja Llukë.

Në spital janë 12 policë.

Protestuesit i akuzojnë zyrtarët e qeverisë për korrupsion dhe se kanë bërë pak për ta ndihmuar ekonominë e këtij vendi.
XS
SM
MD
LG