Ndërlidhjet

Lirohen nga mbajtja policore aktivistet e Pussy Riot


Rusi - Anëtaret e maskuara të Pussy Riot, pas lirimit nga stacioni policor në Adler, që gjendet afër Sochit, 18 shkurt, 2014
Rusi - Anëtaret e maskuara të Pussy Riot, pas lirimit nga stacioni policor në Adler, që gjendet afër Sochit, 18 shkurt, 2014
Dy anëtaret e Pussy Riot janë liruar para pak çastesh nga mbajtja policore, pasi ishin arrestuar nga policia ruse në Sochi, gjatë lojërave olimpike.

Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina ishin kapur nga policia të martën paradite.

Tolokonnikova bëri të ditur se policia u ka thënë se ato dyshohen për një rast vjedhjeje në një hotel.

Policia në Sochi tha se dy aktivistet ishin marr në pyetje, dhe pasi hetuesit ishin bindur se ato nuk kanë lidhje me krimin në fjalë, edhe janë liruar menjëherë.

Sipas forcave të rendit, nuk do të ketë asnjë akuzë kundër të dy vajzave.

Tolokonikkova njoftoi se ajo dhe Alyokhina janë arrestuar tri herë gjatë ditëve të kaluara sa kanë qëndruar në Sochi.

Ato ishin falur nga presidenti Vlladimir Putin, dhe u liruan gjatë dhjetorit dy vjet pas qëndrimit në burg.

Nadezhda Tolokonnikova and Maria Alyokhina ishin dënuar për huliganizëm për shkak të një performance punk në katedralen moskovite, të cilën e kishin bërë në shkurt të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG