Ndërlidhjet

Merkel: S’mund t’i kënaqë të gjitha dëshirat e anglezëve për BE


Ilustrim
Ilustrim
Kancelarja gjermane Angela Merkel porositi Anglinë të enjten se ajo nuk mund të premtoj reforma fundamentale të Evropës, të cilat mund t’i plotësojnë të gjitha dëshirat e britanikëve.

Duke folur në gjuhën angleze para ligjvënësve nga të dyja dhomat e parlamentit të Anglisë, Merkel tha se ajo ka kuptuar se ka pritje të mëdha për fjalimin e saj.

“Disa presin që fjalimi im të hap rrugën për reforma fundamentale të arkitekturës evropiane, të cilat do të kënaqnin të gjitha llojet e dëshirave aktuale ose të pritura të britanikëve. Kam frikën se do të dëshpërohen”, ka thënë Merkel.

“Të tjerët presin pikërisht të kundërtën, dhe shpresojnë që unë të jap një porosi të thjesht e të qartë këtu në Londër, se pjesa tjetët e Evropës nuk është e gatshme që të paguar çdo çmim të mundshëm për të mbajtur Anglinë në kuadër të Bashkimit Evropian. Kam frikë se edhe këto shpresa do të përmbyten”, ka shtuar ajo.
XS
SM
MD
LG